Prishtina është përgatitur maksimalisht për ballafaqimin e nesërm në Ferizaj.
Përballja mes Ferizajt dhe Prishtinës luhet në orën 16.00, në kuadër të javës së 3-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti i Prishtinës, Albin Krasniqi, shpreson me lojë të mirë të kthehet me pikë nga ky rrugëtim.
Krasniqi ka deklaruar për faqen e FC Prishtinës: “E vlerësoj ndeshje të vështirë duke e pasur parasysh ecurinë pozitive të Ferizajt në dy ndeshje e para, por edhe kualitetet që posedojnë.
Shpresojmë të jemi në ditën tonë më të mirë që të marrim pikët maksimale që për mua do të ishte emocion i veçantë pasi që kthehem në shtëpinë time, por tani si kundërshtar”.