Pas tri humbjeve rresht, Sigal Prishtina është kthyer tek fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të dielën mbrëma, Prishtina në kryeqytet triumfoi thellë ndaj Istogut në kuadër të xhiros së 25-të. Prishtina fitoi me shifrat 125:71 për ta regjistruar fitoren e 15-të këtë edicion, e cila e forcon në pozitën e katërt në tabelë me 40 pikë. Në anën tjetër, Istogu mbetet i fundit me 26 pikë pasi regjistroi humbjen e 25-të në debutimin e tij në elitën e basketbollit kosovar.
Prishtina dominoi plotësisht përball Istogut, ekip që tashmë disa javë ka marrë vendim për të luajtur vetëm me lojtarë vendor pasi tashmë është pajtuar me rënien nga Superliga.
Donovan Smith e Visar Ejupi ishin më të dalluarit te Prishtina në këtë përballje. Smith ndeshjen e mbylli me 31 pikë e 17 kërcime, ndërsa Ejupi shtoi 40 pikë, 4 kërcime e 3 asistime.
Tek Istogu, si zakonisht më efikasi ishte Arian Azemi me 27 pikë, i përcjell nga Orges Shatri që pati 22 pikë e 11 kërcime.