Në Malishevë do të zhvillohet ndeshja e Kupës së Kosovës në futboll, Rahoveci – Prishtina.
Skuadra e Prishtinës është favorit dhe pret që të kualifikohet më tej.
Megjithatë në futboll befasitë si gjithmonë janë të mundshme dhe shumë herë favoritët edhe janë eliminuar.
Ndeshja luhet nesër në orën 12.00 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Futbollisti i Prishtinës, Ramiz Bytyqi, tha se janë të përgatitur për këtë sfidë.
“Jemi fitues të Kupës dhe duam që patjetër të mbrojmë këtë trofe që nga përballja e nesërme me Rahovecin, skuadër kjo, edhe pse nuk e njohim mirë, ka respektin tonë maksimal.
Jemi përgatitur maksimalisht për këtë përballje, si për çdo përballje tjetër, me shumë seriozitet. Andaj besoj shumë, që nesër me sukses do ta kalojmë këtë raund të parë garash për të vazhduar drejt objektivit të mbrojtjes së trofeut”, thotë Bytyqi për faqen e FC Prishtina.