Tuesday, 21. April 2026
Sport

Prishtina mbyllë sezonin pa sulmuesin Ilievski

GS 21/04/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Prishtinës ka marrë një lajm të keq në fund të sezonit aktual në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina do ta mbyllë sezonin pa lojtarin kryesor, sulmuesin Mario Iliervski që tashmë ka kryer operimin dhe do të mungojë 4 deri në 6 muaj.

Ilievski u lëndua në barazimin pa gola kundër Llapit, duke dëmtuar tendinin e Akilit në këmbën e djathtë.

Mungesa e tij do të jetë e madhe për Prishtinën pasi Ilievski këtë sezon ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 5 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.

Ndeshjen e radhës në kampionat, Prishtina e luan këtë vikend kundër skuadrës së Gjilanit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe atë nën dritën e reflektorëve.

Aktualisht, Prishtina është e treta në Superligë me 44 pikë të mbledhura, një më shumë se Malisheva e Gjilani që ndajnë pozitat katër dhe pesë.

Teilen: