Saturday, 9. May 2026
Sport

Prishtina me përbërje sulmuese kundër Larnes në Ligën e Konferencës

GS 24/07/2025 1 Min. Lesezeit

Pas eliminimit nga Sheriff Tiraspol në raundin e parë të UEFA Europa League, KF Prishtina, fituesja e Kupës së Kosovës, vazhdon rrugëtimin europian në UEFA Conference League, ku sonte zhvillon sfidën e parë të raundit të dytë ndaj Larne FC të Irlandës së Veriut.

Ndeshja luhet në stadiumin “The Showgrounds” në Ballymena, me fillim nga ora 21:00.

Prishtina luan për fitore edhe në transfertë

Trajneri Arsim Thaçi ka vendosur të mos bëjë llogari mbrojtëse në këtë sfidë, duke zgjedhur formacionin 4-3-3, që tregon qartë synimin për të sulmuar edhe jashtë fushe. Kosovarët kërkojnë një rezultat pozitiv në udhëtim që do t’ua lehtësonte rrugën drejt kualifikimit në ndeshjen e kthimit në Prishtinë.

Teilen: