Tuesday, 31. March 2026
Sport

Prishtina me pikë të plota në Lipjan

GS 11/02/2024 1 Min. Lesezeit

Prishtina e ka nisur me fitore pjesën e dytë të kampionatit.

Bardhekaltrit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Feronikelit 74, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. 

Autorët e golave janë Bielsa në minutën e 22-të e Pefqeli nga penalltia në minutën e 58-të. 

Prishtina zë vendin e pestë me 29 pikë e ka tetë më shumë se ‘Nikli’ që gjendet dy pozita më poshtë pas javës së 19 në elitën e futbollit të Kosovës.

Teilen: