Tuesday, 19. May 2026
Sport

Prishtina mezi fiton ndaj Gjilanit

GS 28/10/2023 1 Min. Lesezeit

Prishtina mezi ka fituar me rezultat 2:1 ndaj Gjilanit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Prishtinën e ndihmoi edhe epërsia numerike nga minuta e 63-të dhe ngadhënjeu në minutën e fundit.

Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 41-të Blesa realizoi për Prishtinën.

Ismaili në minutën e 85-të ka shënuar dhe shokuar Prishtinën, 1:1.

Në minutën e 90+5, Blesa shënoi për 2.1

Prishtina renditet në vend të katërt me 16 pikë dhe Gjilani në të shtatin me 11 sosh.

Teilen: