Friday, 10. July 2026
Sport

Prishtina mirëpret talentet e Beach Volley, starton kampionati U20

GS 10/07/2026 1 Min. Lesezeit

Ka nisur sot Kampionati i Kosovës në Beach Volley për grupmoshën U20, me zhvillimin e garave në kategorinë e vajzave në fushat e Beach Volley pranë Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) në Prishtinë.

Pas procesit të verifikimit të ekipeve, takimit informativ dhe tërheqjes së shortit, volejbollistet zbritën në rërë për të zhvilluar ndeshjet e para të kampionatit, duke shënuar hapjen zyrtare të garës.

Kampionati do të vazhdojë edhe nesër, më 11 korrik.

Garave do t’u bashkohen edhe djemtë, duke e kompletuar programin e edicionit U20 dhe duke sjellë përballje të tjera në garën për titujt e kampionëve të Kosovës në Beach Volley.

Teilen: