Prishtina ka njoftuar se ka vendosur të ndaj rrugët me trajnerin, Debatik Curri.
Skuadra nga kryeqyteti përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur largimin e trajnerit, shkruan lajmi.net.
“Shkëputet kontrata me marrëveshje me kryetrajnerin, Debatik Curri. FC Prishtina falënderon kryetrajnerin e deritanishëm, Debatik Curri për kontributin e dhënë në skuadrën tonë”, thuhet në njoftim.
Curri me Prishtinën ka arritur ta fitojë Kupën e Kosovës në edicionin 2022/23, kurse skuadrës i ka prirë në 27 ndeshje zyrtare duke shënuar 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje.
Prishtina këtë sezon gjendet në vendin e katër dhe nuk ka fitore në shtatë ndeshjet e fundit. /Lajmi.net/