Monday, 4. May 2026
Sport

Prishtina në procedurë disiplinore

GS 26/08/2025 1 Min. Lesezeit

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj klubit të futbollit Prishtina.

Në arsyetim thuhet se në minutën e dytë të ndeshjes Prishtina – Llapi, e zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, përkrahësit e klubit Prishtina “Plisat” kanë hedhur mjete piroteknike pas portës dhe në fushën e lojës.

“Hedhja e mjeteve piroteknike është përsëritur gjithashtu në minutat e 9-të dhe të 36-të të ndeshjes”, shkruan në arsyetim.

Prishtina e fitoi ndeshjen 3:0 ndaj Llapit, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll dhe pas dy ndeshjeve në sezonin e ri, ka shënuar po aq fitore.

Teilen: