FC Prishtina ka shkuar në pushim me avantazh të thellë ndaj KF Dukagjinit.
Prishtina ka shkuar në pushim me avantazhin prej 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ardian Limani ishte golashënuesi i parë në minutën e dytë – kurse Pefqeli realizoi golin e dytë në këtë duel pas vetëm gjashtë minutave lojë. Kapiteni i Prishtinës, Pefqeli ka shënuar sërish pas 42 minutave lojë për ta vulosur rezultatin e pjesës së parë prej 3-0.
Në ndeshjen tjetër mes Feronikelit 74′ dhe Dritës rezultati i pjesës së parë ishte i barabartë 0-0.
Drita kishte dominimin, por nuk gjeti golin e shumëkërkuar.
/GazetaBlic Sport