• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtina, Prishtina e Re dhe Ferizaj në epërsi pas pjesëve të para

17/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë përfunduar pjesët e para të katër ndeshjeve të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot, edhe zyrtarisht ka nisur sezoni i ri në elitën e futbollit kosovar, ku po zhvillohen katër ndeshje kurse dueli i pestë do të luhet të hënën.

Pas 45 minutave të para, nuk ka gola në ndeshjen Drenica – Llapi që po luhet në Skënderaj, ndërsa rezultatet janë zhbllokuar në Klinë, Ferizaj e Malishevë.

Prishtina po avancon 2:0 në udhëtim te Dukagjini, me golat e Mario Ilievskit (12’) dhe Blendi Baftiut (28’).

Ndërkohë, Ferizaj po fiton 1:0 ndaj Dritës, ekip që në minutën e 39-të ka mbetur me një lojtar më pak në fushë për shkak të përjashtimit të Raddy Ovouka pas dy kartonëve të verdhë.

Golin për skuadrën e Ferizajt e ka shënuar Jakup Berisha (12’).

1:0 po avancon edhe Prishtina e Re në udhëtim ndaj Malishevës, me golin e realizuar nga Toni Gomez në minutën e dytë të kohës shtesë.

 

 

 

Next Post

Ferizaj mposht Dritën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.