• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtina rikthehet lidere e Superligës, mposht Prishtinën e Re, 2:0

25/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtina kthehet në vendin e parë vetëm pak orë pasi e humbi, duke e mposhtur Prishtinën e Re, me rezultat 2:0.

“Bardhekaltrit” janë në seri prej dy fitoreve rresht dhe tri ndeshjeve pa humbje, duke treguar formë të lartë në këtë fillim të kampionatit.

Para publikut vendës në “Fadil Vokrri”, Prishtina që përballë kishte ekipin e promovuar në Superligë, kaloi herët në avantazh, me Marjan Ilievskin në minutën e 10-të.

Për Prishtinën e Re që hyri në ndeshje me trajnerin e ri, Shpëtim Babaj, i cili nga pozita e drejtorit sportiv mori detyrën e Elon Berishës së shkarkuar, debutimi u bë shumë i vështirë kur Rudaj në fillim të pjesës së dytë u ndëshkua me karton të kuq direkt, pas rishikimit të situatës nga VAR-i.

Në disavantazh dhe me një lojtar më pak në fushë, u bë edhe më e vështirë sfida e Babajt me ekipin e ri të ligës.

Prishtina rriti ritmin dhe intensitetin e lojës për të shënuar edhe golin e dytë dhe të qetësisë përmes Blendi Baftiut pas 69 minutave lojë.

Prishtina që po përjeton startin më të mirë në dekadën e fundit, grumbullon 13 pikë në krye të tabelës, aq sa ka edhe Dukagjini.

Prishtina e Re pëson humbjen e dytë rresht dhe me 6 pikë zë vendin e shtatë në tabelë.

Next Post

Goditje për Scudetto, Milan transferon në janar bomberin e ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.