• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtina rikthehet në “shtëpi”, ndeshja e fundjavës kundër Lirisë luhet në “Fadil Vokrri”

15/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FC Prishtina ka njoftuar se ndeshjen e radhës kampionale kundër Lirisë do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet të dielën me fillim nga ora 15:00.

  

Skuadra më e trofeshme në futbollin e Kosovës rikthehet në “shtëpinë” e saj pas një kohe pas mirëkuptimit në mënyrë që fusha të ruhej për ndeshjet e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Prishtina – Liria, zhvillohet në “Fadil Vokrri”. FC Prishtina ka marrë njoftimin për orarin e zhvillimit të ndeshjes së javës së pestë të Albi Mall Superliga e Kosovës ndërmjet Prishtina – Liria që zhvillohet të dielën më 17 shtator nga ora 15:00”.

“Pas këtij njoftimi, ne e kemi njoftuar me kohë sipas propozicioneve të garave, FFK-në, Policinë e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë që marrin pjesë në organizimin e ndeshjeve kampionale, se ndeshja zhvillohet sipas orarit në fushën tonë në stadiumin, “Fadil Vokrri”.

“Po ashtu kemi shtypur biletat dhe iu kemi përgjigjur kërkesës së skuadrës mysafire për prezencën e tifozerisë së tyre. Prishtina rikthehet në fushën e saj pas mirëkuptimit që fusha të ruhej për ndeshjet e Kosovës. Ftojmë tifozerinë tonë që numër sa më të madh të jetë në përkrahje të klubit të zemrës”.

“Çmimi i biletave është 3 euro në tribunën perëndimore, 2 euro në tribunën lindore dhe 1 euro në tribunën veriore, ndërsa tribuna jugore është e rezervuar për adhuruesit tanë, Plisat” – ka njoftuar Prishtina në faqen zyrtare.

Ndeshja Prishtina – Liria i takon javës së pestë në Superligën e Kosovës.

Prishtina pas katër ndeshjeve të zhvilluara ka tubuar tetë pikë dhe zë vendin e tretë./Lajmi.net/

  

  


Next Post

Zekiç: Partizani tregoi disiplinë dhe karakter

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.