• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtina “shkrihet” te Bora

26/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bora ka fituar derbin prishtinas ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 81:76 (20:19, 17:21, 24:17, 20:19), në ndeshjen e mbetur të xhiros së nëntë të ProCredit Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, me epërsi prej tetë pikësh, 11:3, por mysafirët u rikthyen shpejt, duke barazuar shifrat në 12:12, ndërsa çereku i parë përfundoi 20:19. Bardhekaltrit në periudhën e dytë kishin epërsi konstante prej pesë pikësh, kurse pjesa e parë përfundoi 37:40.

Në periodën e tretë, bardhekaltrit u shkëputën deri në tetë pikë epërsi 46:54, por Bora me një seri prej 11:0 përmbysi shifrat në 57:54, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 61:57. Në dhjetë minutat e fundit, u zhvillua përballje interesante, ku Bora ngriti epërsinë në 77:67, por bardhekaltrit afruan shifrat në 77:74, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Bora triumfoi 81:76.

Njëkohësisht kjo ishte fitorja e parë për Borën ndaj Sigal Prishtinës. Për Borën ky është edicioni i parë në elitë

Më të mirët te Bora ishin Rrezart Memedi me 24 pikë e shtatë kërcime dhe Adem Mekiq me 20 pikë, katër kërcime e nëntë asistime, ndërsa te Sigal Prishtina më i dalluari ishte Henrik Sirko me 20 pikë e shtatë kërcime.

Bora ka katër fitore e nëntë humbje, ndërsa Sigal Prishtina gjashtë fitore e shtatë humbje.

Next Post

Goditje e bujshme e Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.