Monday, 24. August 2026
Sport

Prishtina – Suhareka, derbi i 1/8 së finales

GS 11/12/2024 1 Min. Lesezeit

Të mërkurën, në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës, është tërhequr shorti për 1/8 e finales të Kupës së Kosovës.

Në short ishin të përfshira 16-të skuadrat që u kualifikuan në këtë fazë, duke e kaluar me sukses javën e shkuar fazën e 1/16 së finales.

Edhe në 1/8 e finales do të ketë ndeshje interesante, ku duhet përmendur përballjen ndërmjet Prishtinës dhe Suharekës që do të luhet në kryeqytet.

Duel tjetër në këtë fazë i skuadrave nga Superliga, do të jetë edhe ai ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit, ku ekipi nga Gjilani është vendas.

Çiftet tjera të 1/8 së finales, janë: Vëllaznimi – Gjilani, Feronikeli ’74 – Prishtina e Re, Llapi – Vushtrria, Feriza – Rilindja 1974, Dinamo – Malisheva dhe Trepça – Drenica.

Edhe në këtë fazë, ndeshjet janë me sistem eliminimi dhe do të luhen në fillim të muajit shkurt të vitit 2025, duke paralajmëruar nisjen e stinorit pranveror të garave në futbollin kosovar.

Teilen: