Sigal Prishtina ka arritur ta mposht KK Lovçenin e Malit të Zi në kryeqytet në kuadër të Ligës Ballkanike.
Skuadra nga kryeqyteti fitoi me rezultat bindës 96:65, shkruan lajmi.net.
Ishte një ndeshje totalisht e dominuar nga skuadra kosovare, duke siguruar një fitore shumë të rëndësishme.
Çereku i parë përfundoi me shifrat 25-18, çereku i dytë 27-16, çereku i tretë u mbyll me rezultat 22-25, kurse i fundit me shifrat 22-6.
Klubi më i madh në vendin tonë u rikthye në Ligën Ballkanike, ligë të cilën prishtinasit e kishin fituar pak vite më parë. /Lajmi.net/