Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Prishtina e ka konfirmuar se Arlind Shabani dhe Gentris Leci janë larguar nga klubi me marrëveshje të dyanshme.
Ndërkaq, Diar Halilin dhe Mal Mehmetin Prishtina i ka dërguar në huazim deri në fund të sezonit.
Halili është huazuar te Vjosa, kurse Mal Mehmeti pjesën e mbetur të sezonit do ta kalojë te Ulpiana.