• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtna në Drenas, Gjilani kërkon fitore ndaj Fushë Kosovës

21/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhiro e 10-të në elitën e futbollit ka filluar ditën e premte, derisa sot në program janë për tu zhvilluar edhe dy ndeshje.

Dy ndeshje shumë interesante do të zhvillohen sot në Albi Mall Superligë, njëra në Drenas dhe tjetra në Gjilan.

Feronikeli ’74 është nikoqir i skuadrës kryeqytetase Prishtinës në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’.

‘Industrialistët’ vijnë në këtë takim pas fitores 3-0 ndaj Fushë Kosovës dhe kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe në këtë sfidë.

Në anën tjetër Prishtina ka gjashtë ndeshje që nuk fiton dhe kërkon rikthimin te tre pikët në kampionat.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Gjilani pret Fushë Kosovën në ndeshjen e dy skuadrave nga fundi i tabelës.

Vendasit kërkojnë hakmarrje ndaj ‘pampurave’ për disfatën e fundit dhe synojnë të rikthehen te fitoret, derisa mysafirët kërkojnë të shkaktojnë një tjetër befasi.

Të dyja sfidat fillojnë nga ora 13:00 me orar të ri në futbollin tonë.

Next Post

Prizreni pret Trepçën, derisa Ylli kërkon këndelljen përballë Vëllaznimit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.