Xhefri Monkada në intervistën e dhënë në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale kundër Interit në Kupën e Italisë, deklaroi se rinovimet do të marrin përparësi vetëm në fund të sezonit. Megjithatë, në këtë aspekt, ka sinjale pozitive për Majk Menjanë.
Portierit duhet t’i rinovohet kontrata duke kaluar nga 3.2 në 5 milionë euro në sezon dhe vlefshmëria e saj do të jetë deri në 2028, vit që është vendosur si objektiv për shumicën e rinovimeve në radhët e “Djallit”.
Nëse akordi arrihet, Menja do të ishte lojtari i dytë më i paguar te kuqezinjtë, pas Rafael Leaos që prek 7 milionët në sezon. Mes të dyve, megjithatë, mund të futet Hernandez pasi edhe ai përflitet për rinovim kontrate.
PANORAMASPORT.AL