Virxhil Van Dajk ishte heroi i Liverpulit në fitoren ndaj Uest Hemit. Kapiteni realizoi golin vendimtar në fundin e ndeshjes, por në fakt dribloi pyetjet për të ardhmen e tij.
“Jam shumë i lumtur që luajta ndeshjen e 100-të me Liverpulin.Ishte diçka emocionuese. Ne donim që të merrnim patjetër 3 pikët dhe të ecnim të sigurt drejt objektivit dhe ëndrrës sonë. Jo vetëm lojtarët, por stafi dhe kushdo që punon te Liverpuli.
Rinovimi? Të gjithë e dinë sa e dua këtë klub, por të shohim se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme”, ka thënë Van Dajk në deklaratën e tij pas ndeshjes së fituar kundër Uest Hemit që e afron Liverpulin me titullin kampion.
PANORAMASPORT.AL