• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Priti 9 gjuajtje të PSG-së, Alison: Bëra ndeshjen e jetës, mbrëmje e madhe

06/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nëntë goditje në portën e tij, të nënta të pritura.bekerLiverpuli triumfoi në Paris ndonëse kishte pësuar 28 goditje në total dhe kishte bërë vetëm 2 dhe kjo është diferenca më e thellë negative e goditjeve që një skuadër fiton në fund në një ndeshje me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve. E gjitha kjo, falë një njeriu. Alison Beker meritonte më shumë se çmimi i lojtarit më të mirë të ndeshjes në “Parc des Princes”.

Liverpuli fitoi ndeshjen e vajtjes së 1/8-ave të Champions-it për shkak të tij dhe braziliani pranon se ai bëri ndoshta ndeshjen e jetës: “Ishte ndoshta ndeshja më e mirë e jetës time. Trajneri po na thoshe se sa e vështirë do të ishte të luajte kundër PSG-së, sesa të mirë janë me topin dhe ne duhet të ishim gati për të vuajtur. E dinim se çfarë na priste. Por ne punuam fortë. Lejuam shumë raste, disa prej tyre ishin një kundra një. Por arritëm që t’i bënim kundërshtarët që të mendonin pak më gjatë”.

Paraqitjet e Alisonit nuk janë konsideruar më të dikurshmet gjatë vitit të fundit, por në një ndeshje që u ekspozua kaq shumë, ai tregoi se ditët e tij më të bukura nuk kanë përfunduar ende: “Të gjitha përpjekjet që bën skuadra ma bëjnë punën më të lehtë. Dhe pastaj ishte Harvi që hyri në fund dhe shënoi golin. Është një histori e shkëlqyer për ne, një mbrëmje e madhe”.

Heroi tjetër i Liverpulit, Harvi Eliot, tha: “Nuk kam fjalë. Ky djalë është i pabesueshëm, është portieri më i mirë në botë. Pa të, unë nuk e di se ku do të ishim”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Inzaghi vlerëson Asllanin: Nuk kam pasur kurrë dyshime për cilësitë e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.