• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Priti vite për kombëtaren: Profili i Qazim Laçit, emigranti që nuk pranoi të ndërronte emrin në Greqi

20/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Qazim Laçi, një fëmijë emigranti lindur e rritur në Greqi, as e kishte menduar se do të hynte në histori. Familja e autorit të golit të parë në ndeshjen e Shqipërisë përballë Kroacisë, dha gjithçka që djali tyre të vishte fanellën e kombëtares kuqezi.

Futbollisti 28-vjeçar, me origjinë nga Dibra, është rritur në shtetin grek, ku duhet të jetë përballur edhe me paragjykime për të ndryshuar mbiemrin, gjë të cilën nuk e pranoi kurrë. Tashmë ai e ka shkruar emrin në historinë e kampionatit europian.

Laçi  u thirr për  herë të parë me Kombëtaren Shqiptare në vitin 2020, nga tekniku Edi Reja, ndërkohë që fitoi edhe besimin e Silvinjos, për ta grumbulluar në listën e Kombëtares për ndeshjet e këtij kampionati europian.

Laçi së fundi luan me Spartën e Pragës në Çeki, e cila këtë vit ka zhvilluar një sezon të mirë, duke fituar njëkohësisht edhe Kampionatin vendas edhe Kupën, ndërsa talenti i kombëtares kuqezi ka luajtur një rol të rëndësishëm për ekipin.

Krenarinë e grumbullimit me kombëtaren, Laçi nuk e ka fshehur në asnjë moment, ndërsa pas ndeshjes së djeshme, karikoi djemtë e tjerë të ekipit që të mund të shpresojnë për një rezultat pozitiv, në ndeshjen e fundit në grup, atë përballë Spanjës.

‘Ashtu si shkoi ndeshja me atë gol në fund, ne e meritonim të paktën një pikë. Ishte performancë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë rëndësi kanë pikët sepse tani kemi më shumë besim, për ndeshjen me Spanjën që do të jetë shumë e vështirë dhe pse jo më pas të mos tentojmë për vendin e dytë apo të tretë’, tha Laçi pas ndeshjes me Kroacinë.

Next Post

Kroacia beson në kalimin e grupit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.