Monday, 2. February 2026
Futboll

Pritjes 12-vjeçare i erdhi fundi, FC Kosova – veteranët kthejnë trofeun e kupës në vitrinat e tyre

GS 25/06/2023 2 Min. Lesezeit

Pritjes dymbëdhjetëvjeçare e ka ardhur fundi. Kur gjyqtari i ndeshjes dha shenjë për përfundimin e lojës gëzimi ishte i papërshkrueshëm. Klubi i Futbollit FC Kosova, në kategorinë e veteranëve, pas dymbëdhjetë viteve e ka kthyer kupën në pronësi të vetë.

Një ndeshje të vështirë në finale, FC Kosova pati dy mungesa të mëdha, ajo u desh të luajë pa kapitenin Begzad Ibishi e mungoi edhe Blerim Bunjaku, të ndëshkuar me kartonë, por djemtë tjerë që dolën në fushë dhanë maksimumin, ata nuk kursyen mundin, djersën e angazhimin dhe në fund angazhimi u shpagua dhe erdhi fitorja e merituar.

Tashti, kur synimi u arrit, FC Kosova ka festë, e ajo di të bëhet edhe më madhështore në Republikën e Kosovës, në qytetin e Gjilanit, ku do të zhvillojnë një ndeshje me ekipin e veteranëve të këtij qyteti.

Adnan Ismajli, kryetrajner i FC Kosova, ekipi i veteranëve, thekson se gjithçka do të dihet shumë shpejt dhe se shumë shpejt do të mësohet data e dita e kësaj ndeshje e deri atëherë për FC Kosova – veteranët, festa do të vazhdojë./Radio Star/


Teilen: