Monday, 6. April 2026
Sport

Pritjes po i vjen fundi, Broja mund të rikthehet në fushë këtë fundjavë

GS 14/09/2023 1 Min. Lesezeit

Pritjes së gjatë po i vjen fundi.

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Armando Broja pritet që t’i rikthehet fushave të gjelbra së shpejti.

  

-vjeçari shqiptar pësoi një dëmtim të rëndë dhjetorin e vitit të kaluar dhe kreu një operacion që e mbajti larg fushave për një periudhë të gjatë me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Chelsean

Mediat angleze raportojnë se sulmuesi kuqezi tashmë është kthyer në stërvitje me ekipin e parë të Chelseat dhe të dielën pritet të hidhet në fushë, ndoshta pak minuta nga fundi i ndeshjes.

Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino ka besim te Armando Broja, pasi ishte vetë trajneri argjentinas i cili refuzoi të gjithë ofertat e ardhura në drejtim të tij.

Pochettino dëshiron të provojë Brojën në fushën e lojës dhe shansi mund të jetë të dielën ndaj Bournemouth.

 

  

  


Teilen: