Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në Basketboll do të fillojë sot.
Në ndeshjen e parë e kësaj xhiroje do të përballen Proton Cable Prizreni dhe Trepça.
Prizrenasit kanë një fitore e tri humbje, ndërsa e kundërta është me mitrovicasit që kanë tri fitore e një humbje.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 17:00.
Ndeshja tjetër e së shtunës është ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit.
Vëllaznimi është skuadra e vetme në elitë që nuk di për fitore, kurse Yllin, po ashtu nuk e ka nisur mirë edicionin e ri, me një fitore e tri humbje.
Kjo përballje do të fillojë në ora 20:30. /Lajmi.net/