Një kompjuter ka zbuluar probabilitetet e shortit për 1/8 e Ligës së Kampionëve, me Arsenalin dhe Mançester Sitin potencialisht kundër disa kundërshtarëve të vështirë në raundin e parë të fazës së eliminimeve direkte.
Kështu, sipas kompjuterit, Mançester Siti ka 14.75 për qind shanse për të gjetur kampionët e Ligue 1, sipas kompjuterit të krijuar nga përdoruesit e “Reddit”. Siti gjithashtu ka një probabilitet prej 14.75 për qind për t’u përballur me Kopenhagenin, i dyti në grupin A me Bajernin e Mynihut.
Arsenali, kryesues në Premier ka shumë gjasa të luajë me Lajpcigun, me kompjuterin që u jep atyre një probabilitet prej 20 për qind për të luajtur me gjermanët. “Topçinjtë” kanë gjithashtu një shans 13.59 për qind për të tërhequr PSG-në dhe Kopenhagenin sipas kompjuterit.
Nga ana tjetër Interi, kryesues në Serinë A ka një shans të lartë për të tërhequr Bajernin ose Dortmundin, ndërsa Reali i Madridit dhe Barcelona kanë shumë shanse për të gjetur Lajpcigun në short.
PANORAMASPORT.AL