Në ndeshjen e tij të parë si titullar për Inter, John Stones u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 62-të gjatë takimit kundër Udinese, i vlefshëm për javën e katërt të Serie A.
Shkaku ishte një problem muskulor. Mbrojtësi qendror u ul në tokë ndërsa priste të zëvendësohej. Ish-lojtari i Manchester City-t u largua nga fusha nën duartrokitje, duke i lënë vendin Pavard.
Edhe pse Stones doli nga fusha duke ecur vetë, ai dukej se po ndjente dhimbje të konsiderueshme ndërsa qëndronte në stol, ku e mbuloi fytyrën me duar dhe me fanellën e tij.
“Stones vuan nga një tërheqje në muskulin e pasëm të kofshës së majtë”, theksoi Chivu pas ndeshjes, ndërkohë që detaje të mëtejshme do të bëhen të ditura pas ekzaminimeve mjekësore.
Edhe mesfushori turk Hakan Calhanoglu do t’u nënshtrohet ekzaminimeve, pasi e humbi ndeshjen kundër ekipit nga Friuli për shkak të lodhjes së muskujve aduktorë.