Futbollisti i Monakos, Bril Embolo është dënuar me një gjobë prej 137,000 euro nga drejtësia zvicerane. Sipas mediave zvicerane, Embolo është shpallur fajtor për kërcënimin e dy personave në Bazel në vitin 2018.
Në akuzën ndaj 26-vjeçarit thuhet se futbollisti kishte kërcënuar dy persona me fjalët: “Do t’ju asgjësoj! Nuk e dini se kush jam? Do të të rrah, bir busht*e!”.
PANORAMASPORT.AL