Real Madrid siguroi një fitore fantastike 3-0 ndaj Manchester City të mërkurën në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, por nuk ishte një mbrëmje perfekte për Alvaro Arbeloan
.
Ai tashmë ishte pa lojtarë si Alvaro Carreras, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe për përballjen në stadiumin Santiago Bernabeu, dhe tani duket se është shfaqur edhe një tjetër problem.
Mungesa e Carreras bëri që Ferland Mendy të niste si titullar për ndeshjen e dytë radhazi, por pasi luajti 90 minuta në fitoren e së premtes ndaj Celta Vigo, trupi i tij nuk e përballoi ritmin gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Cityt.
Ai u detyrua të largohej nga loja në pushimin mes pjesëve, me Fran Garcia që e zëvendësoi për minutat e mbetura.
Arbeloa konfirmoi se dëmtimi i Mendyt “nuk duket mirë”, gjë që mund të nënkuptojë një tjetër periudhë jashtë fushave për mbrojtësin fatkeq.
Sipas Guillermo Rai, Real Madridi do ta nënshtrojë atë testeve mjekësore të enjten për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe nëse do të jetë një mungesë e gjatë.
Moment emocionues në Bernabeu: Talenti i Real Madridit përqafon babanë në tribunë pas debutimit në Ligën e Kampionëve.

Ajo që është e sigurt është se Mendy nuk do të jetë në dispozicion kundër Elches këtë fundjavë, gjë që do ta linte Fran Garcian si mbrojtësin e vetëm të majtë në dispozicion për Real Madridin.
Arbeloa ka zgjedhur të mos mbështetet rregullisht te lojtarët e dalë nga La Fabrica që nga momenti kur mori drejtimin e skuadrës, veçanërisht në krahasim me paraardhësin e tij Xabi Alonso.