Problemet gjatë kthimit, delegacioni i Vllaznisë “ngec” në Islandë!
Sikur të mos mjaftonin problemet me gjykimin, një pjesë e delegacionit shkodran që udhëtoi në Islandë ka pasur probleme edhe në aeroport gjatë kthimit.
Si rezultat i turbulencave ajrore u ndërprenë fluturimet nga Reikjaviku drejt Austrisë, ku kishin tranzitin një pjesë e delegacionit shkodran.
Pjesa e ngecur në aeroport janë sistemuar nga autoritetet vendase në hotelet e zonës.
Skuadra nuk e vuajti këtë problem, pasi ata tranzitin e kishin nga Gjermania.