Antonio Rydiger ka marrë profilin e “heroit” kampin e Realit në ndeshjen e fundit. Mungesa e “magjisë” nga Xhud Bellingam është transmetuar te mbrojtësi Rydiger. Pas finalizimit në La Liga, futbollisti gjerman ka bërë detyrën edhe ne gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, ndonëse gabimisht e dërgoi në një raste sferën brenda kuadratin të tij.
Dëmtimi i Eder Militao rezultoi vendimtar për të prezantuar vlerat e vërteta të lojtarit me tipare defensive në urdhrat e Karlo Ançelotit. Kur zbarkoi në Madrid nga Çelsi, Rydiger tha me bindje se do të bëhej mbrojtësi më i rëndësishëm te “galaktikët”, sikurse ndikimi i tij do sillte nota pozitive te grupi. Ballafaqimi me Atletikon flet qartë, lider i padiskutueshëm.
Stafi i Ançelotit para pak ditësh ka cekur se 30- vjeçari do e mbyll këtë sezon me të paktën 5 gola, ndërsa deri në këtë pikë të sezonit ai ka evoluar në kuotën e 2 finalizimeve.
PANORAMASPORT.AL