• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Projekti “MyFFK” po jetësohet, vlerësohet se do ta lehtësojë punën administrative 

12/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po vazhdon të mbahet punëtoria finale dedikuar implementimit të sistemit digjital “MyFFK”.

Eksperti i këtij sistemi, Mohammed Mansour Soltan, ka vlerësuar se kjo platformë është një ndihmë për stafin që të rrisë efikasitetin mes federatës dhe klubeve.

“Sistemi, pa dyshim, është shumë i lehtë për t’u përdorur dhe do të ndihmojë stafin e federatës.

Gjithashtu, do të mundësojë një komunikim të qetë dhe efikas mes federatës dhe klubeve, dhe mendoj se ky është një proces unik, i cili nuk haset shpesh në ambientin e futbollit, duke e bërë më të lehtë për federatën të arrijë te klubet dhe anasjelltas.

Po ashtu, siç është një bord shumë i mirë brenda sistemit, ky është një proces që ju lejon të ndiqni se kush po merret me kërkesën tuaj.

Gjithashtu, sistemi ka disa veçori praktike që u mundësojnë klubeve të paraqesin kërkesat e tyre me lehtësi. Për shembull, nëse ata paraqesin një kërkesë që lidhet me garat, atëherë federata automatikisht do t’ua caktojë personave përgjegjës për garat që të zgjidhin ose t’i përgjigjen kërkesës së klubit”, tha ai.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka cilësuar si një projekt shumë të nevojshëm për FFK-në, që ta lehtësojë punën e të gjitha organeve, që nga klubet, lidhjet rajonale dhe administratën.

“Falënderojmë Federatën e Arabisë Saudite, po ashtu dhe FIFA-n, e cila na ka mundësuar bartjen e të gjitha të dhënave në këtë projekt. Pra, ky është projekti i fundit që është bërë më i sofistikuar. Ky do të jetë një projekt që do ta gjejmë edhe në Kampionatin Botëror 2030. Me këtë projekt bëhet digjitalizimi i federatës. Por shumë i rëndësishëm është edhe trajnimi i stafit tonë, bashkë me klubet dhe të gjitha organizatat tona, që të jenë sa më të njoftuar me këtë program dhe sa më shpejtë ta konceptojmë. Pra, është diçka që na është dashur dhe faktikisht do ta kenë shumë më lehtë të gjitha organet tona, që nga klubet, lidhjet rajonale, administrata jonë dhe të gjithë”, tha Ademi.

Ky sistem digjital, i cili për FFK-në është dhuruar nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite, është vlerësuar lart edhe nga klubet. Florim Elshani nga FC Ballkani tha që sistemi ishte i lehtë për t’u përdorur, teksa do të ketë impakt të madh në efikasitetin e punës, me theks të veçantë te garat e grupmoshave, të cilat janë më specifike.

“Besoj që digjitalizimi i garave i të gjitha grupmoshave do të jetë një lehtësim shumë i madh për të gjitha klubet, duke pas parasysh garat e grupmoshave të reja i kemi pasur me protokolle fizike, besoj që ky sistem do ta lehtësojë shumë punën e administratorëve të klubit dhe njerëzve që e mirën me organizimin”, tha Elshani.

Trajnimi do të përfundojë të enjten, me trajnimin e përfaqësuesve të klubeve të Ligës së Dytë.

Next Post

VIDEO/ Një penallti mes polemikave në shtesë dënon Atalantën, skuadra e Gjimshitit mposhtet në Belgjikë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.