Monday, 25. May 2026
Sport

Projektohet titullar sonte në duelin e Kupës ndaj Lazios

GS 25/02/2025 1 Min. Lesezeit

Kristjan Asllani pritet të luajë titullar edhe në Kupën e Italisë, aty ku Interi sfidon Lazion për çerekfinalen.

Mesfushori i Shqipërisë, luajti nga minuta e parë ndaj Genoas ku zëvendësoi Hakan Calhanoglu.

Futbollisti 22-vjeçar duket se ka bindur trajnerin Simone Inzaghi, i cili e ka projektuar sërish titullar.

Muaji shkurt ishte i vështirë për Asllanin, i cili përveç ndeshjes me Genoan, në takimet e tjera minutat i pa pasur me pikatore.

Këtë sezon në Serie A, Asllani numëron 15 ndeshje të luajtura, ku ka dhënë edhe dy asiste. Ai gjithashtu është aktivizuar më shumë se sezoni i kaluar, edhe në Kupë e Ligën e Kampioneve. Shqiptari ka shënuar një gol, ndaj Udinese-s në Kupën e Italisë.

Teilen: