Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka zhvilluar një takim me kryetaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi me të cilën ka firmosur një Memorandum Bashkëpunimi i cili synon ngritjen dhe funksionimin e task forcës për luftën kundër piraterisë dixhitale audiovizive.
Nga ana e saj, AMA angazhohet të kallëzojë në prokuroritë kompetente materialet që mund të kenë elementë të veprave penale si dhe të informojë prokurorinë për metodat e reja të piraterisë dixhitale.
Ndërkohë që prokuroria angazhohet të vlerësojë kallëzimet e kryera dhe të kërkojë të dhëna shtesë për hetim të plotë dhe të gjithanshëm, si dhe të bashkëpunojë me AMA-n për dokumentimin dhe referimin e rasteve të piraterisë dixhitale audiovizive.
Prokuroria e Përgjithshme dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), angazhohen për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe koordinimin e përbashkët në luftën kundër piraterisë dixhitale.
/rtsh.al/