John Henry dhe anëtarë të tjerë të FSG ishin të pranishëm teksa Liverpool barazoi 1-1 kundër Chelsea të dielën.
Felix Johnston raporton se amerikanët nuk fluturuan vetëm për të parë ndeshjen pasi ata gjithashtu janë të vendosur të raportojnë disa informacione thelbësore në Premier League për Chelsea dhe shpenzimet e tyreqë nga marrja e Todd Boehly.
“Pronarët e Liverpool-it fluturuan për bisedime me Premier League, për sqarim, Chelsea po shikohet nga afër me shpenzimet e tyre”, raportoi Johnston.
“Liverpooli nuk beson se shpenzimet prej 800 milionë paund të Chelsea gjatë 3 merkatove të fundit mund të jenë në përputhje me rregullat e Premier League.
“Liverpooli ka përgatitur informacione për të raportuar zyrtarisht Chelsea në Premier League nëse ata marrin besim nga bisedimet”. /G.D abcnews.al/