Eduardo Camavinga mund të jetë një nga largimet e mëdha te Real Madrid gjatë verës së ardhshme. Mediet spanjolle kanë bëre me dije se ndryshe nga vitet e fundit, këtë verë Real Madrid është i hapur për ofertat që do të vijnë në këmbim të mesfushorit francez dhe do të pranojë largimin e tij, për shifrën 50-60 milionë euro.
Megjithatë, “Fichajes” zbulon një plan tjetër të “Los Blancos”. Klubi madrilen është i gatshëm t’i propozojë Liverpool-it një propozim të bujshëm mes Eduardo Camavinga dhe Alexis Mac Allister. Argjentinasi është dëshira e madhe e madrilenëve për mesfushën për sezonin e ri, por vlera e tij në treg llogaritet rreth 100 milionë euro, shumë herë më shuëm se ajo e Camavinga-s.
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që përveç Camavinga, Real Madrid të ofrojë edhe një shumë parash, për t’iu afruar vlerës së Mac Allister, rreth 100 milionë euro.