Talenti i futbollit Vasilij Axhiq i ka magjepsur italianët edhe gjatë përgatitjeve, i cili i pëlqen edhe selektorit të Malit të Zi, kroatit Robert Prosineçki.
Futbollisti legjendar për “Tutosport” ka folur për 18-vjeçarin, ndërsa ka treguar gjithashtu se lojtari i ri i Juventusit mund të ketë një rast edhe për përzgjedhjen e seniorëve.
“Edhe pse është vetëm 18 vjeç, tashmë është gati të kalojë në Kombëtaren A”, ka thënë mes të tjera Prosineçki.
“Ai është talenti më i madh i futbollit malazez. Është një mesfushor i kompletuar, i lëvizshëm dhe i gjithanshëm”, thotë Prosineçki.
“Axhiq është më shumë një mesfushor sulmues, si Zvonimir Boban. Ai është i fortë fizikisht dhe teknikisht”, theksoi Prosineçki.