Edon Zhegrova i ka munguar Lil në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Liverpulin.
Një dëmtim po e ndalon Zhegrovën të jetë pjesë e mbrëmjes magjike të Champions. Dhe pse asgjë nuk është shumë serioze, klubi francez nuk do rrezikojë.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është dhe protagonist absolut i Lil në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Kundër Realit, Atletikos dhe Juventusit ishte pikërisht 25-vjeçari që ra në sy me lëvizjet e tij.
Sfida me Liverpulin do të fillojë në orën 21:00. Një transfertë mjaft interesate dhe e vështirë për klubin francez.
PANORAMASPORT.AL