Wednesday, 13. May 2026
Sport

Protagonist në përmbysjen e madhe, Uzuni: Fitorja është gjëja më e rëndësishme për mua

GS 08/05/2025 1 Min. Lesezeit

Austin mori një fitore të rëndësishme ndaj El Pasos. Skuadra e Uzunit triumfoi me përmbysje 3-2, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për fazën e 1/16-ave të “US Open Cup”.

bandicam 2025-05-08 19-21-43-212

Uzuni barazoi ndeshjen ku El Paso po gëzonte fillimisht avantazhin 0 me 2. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e pati golin e dytë në Amerikë.

“Fitorja, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua, është kaq e thjeshtë”, shkruan Uzuni.

Kujtojmë se Uzuni u afrua në janar tek Austin. Klubi amerikan pagoi 12 milionë euro te Granada.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: