• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Protagonistë e Real-Barça/ Duelet e mëdha që do të vendosin Klasiken

26/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithçka është gati për përballjen e parë zyrtare të sezonit mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

REAL

Harrojeni atë çfarë ndodhi në miqësoren e verës në SHBA (fitoi Barcelona 2-1). Tashmë luhet seriozisht, sepse në lojë janë prestigji, renditja, kryesimi në La Liga, rekordet e plot gjëra të tjera. Protagonistë duan të jenë të gjithë dhe natyrisht që ndeshja e sotme do të ketë disa duele interesante. Nga suksesi në këto duele mund të vendoset edhe fati i takimit.

LEVA-MBAPE – Dy golashënuesit më të mirë të të dy skuadrave do të jenë referenca sulmuese në “El Clasico”. Levandovski nuk po njeh moshë e limite ku po rikuperon shifrat e epokës së tij të artë, me 15 gola në 13 ndeshje deri më tani. Mbape ka 8 gola në vitin e tij të parë si lojtar i Realit.

VINI-JAMAL – Dy anësorët po shkëlqejnë deri tani këtë sezon dhe janë ndër pikat kryesore të çdo skuadre. Vinicius sapo ka shënuar një hat-trick në Champions League dhe Jamal ka pesë gola dhe shtatë asiste në 13 ndeshjet e para të sezonit. Peshorja e të dyve duket është në ekuilibër, me pak arrin ndoshta nga braziliani.

LUNIN-INJAKI PENJA – Dëmtimet e Kurtua dhe Ter Shtegen do të detyrojnë një ndryshim të dyfishtë portave për këtë sfidë. Skenën e kanë marrë zëvendësuesit. Lunin tregoi një nivel të mirë vitin e kaluar, ndërsa Injaki Penja po paraqitet mjaft mirë.

PEDRI-BELLINGAM – Pedri po bën fillimin më të mirë të sezonit të paktën numerikisht, me tre gola dhe dy asiste, ndërsa anglezi ende nuk ka shënuar deri më tani këtë sezon.

RYDIGER-INJIGO – Janë kthyer në lider mbrojtës të Realit dhe Barcelonës për shkak të përvojës së tyre të madhe. Gjermani po performon në një nivel të lartë dhe ka një avantazh të lehtë në krahasim me baskun, i cili gjithashtu ka përmirësuar performancën në këtë sezon.

TÇUAMENI-KASADO – Beteja për mesin e fushës do të jetë një duel profilesh. Forca fizike dhe centimetrat e Tçuamenit do të maten me talentin dhe vendosmërinë e Kasados, i cili po befason me nivelin e tij të lartë

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Interi 'fiksohet' me mbrojtësin e Kombëtares

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.