Sunday, 29. November 2026
Sport

Protesta/ Arrestohen 12 persona dhe procedohen 19 të tjerë

GS 29/11/2026 3 Min. Lesezeit

Policia ka arrestuar 12 persona dhe 19 të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës të shënuara gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, ku mbetën të lënduar 17 punonjës policie. Sipas informacioneve zyrtare, pjesëmarrësit kundërshtuan dhe goditën forcat e rendit me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, si dhe bllokuan qarkullimin e mjeteve dhe dëmtuan pronën publike.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin ligjor të ngjarjes, janë arrestuar shtetasit E. K., 32 vjeç, H. Xh., 18 vjeç, S. A., 53 vjeç, M. D., 47 vjeçe, B. H., 25 vjeç, E. D., 27 vjeç, L. V., 55 vjeç, E. C., 32 vjeç, K. J., 31 vjeç, Y. M., 38 vjeçe, Sh. Ç., 29 vjeç dhe D. Ç., 23 vjeç. Paralelisht, në gjendje të lirë janë proceduar penalisht edhe 19 shtetas të tjerë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për një sërë veprash penale, mes të cilave organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishja e qetësisë publike, kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse, pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, shkatërrimi i pronës me zjarr, si dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit.

Specialistët për hetimin e krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të të gjitha veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë protestës, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Njoftimi i policisë: 

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dëmtuan pronën publike, arrestohen 12 shtetas dhe procedohen penalisht 19 të tjerë.

Gjatë tubimit të djeshëm u dëmtuan 17 punonjës Policie.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

-E. K., 32 vjeç, H. Xh., 18 vjeç, S. A., 53 vjeç, M. D., 47 vjeçe, B. H., 25 vjeç, E. D., 27 vjeç, L. V., 55 vjeç, E. C., 32 vjeç, K. J., 31 vjeç, Y. M., 38 vjeçe, Sh. Ç., 29 vjeç dhe D. Ç., 23 vjeç.

Gjithashtu, u proceduan penalisht 19 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

/rtsh.al/

Teilen: