Sunday, 25. October 2026
Sport

Protesta e dhunshme në Tiranë, arrestohen 23 persona, 30 shpallen në kërkim

GS 25/10/2026 2 Min. Lesezeit

Pas protestës së dhunshme të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, Policia e Shtetit ka arrestuar 23 persona, ka proceduar penalisht 13 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 30 shtetas, të dyshuar për përfshirje në incidentet e regjistruara gjatë tubimit.

Sipas policisë, gjatë protestës, efektivët u sulmuan për orë të tëra me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla.

Si pasojë e sulmeve, disa punonjës policie mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore.

“U arrestuan shtetasit J. B., 54 vjeç, L. B., 48 vjeç, D. Zh., 36 vjeç, Xh. M., 27 vjeç, M. S., 38 vjeç, K. F., 25 vjeç, V. L., 29 vjeç, E. Zh., 34 vjeç, Xh. M., 30 vjeç, A. E., 38 vjeç, R. K., 23 vjeç, E. N., 26 vjeç, M. Sh., 33 vjeç, R. H., 27 vjeç, B. O., 18 vjeç, E. N., 28 vjeç, L. N., 25 vjeç, O. A., 19 vjeç, J. Z., 35 vjeç, R. V., 31 vjeç, V. A., 20 vjeç, E. Xh., 39 vjeç dhe R. D., 31 vjeç; Ndërkohë u proceduan penalisht 13 shtetas si dhe u shpallën në kërkim 30 shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia thotë se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të incidenteve, identifikimin e personave të tjerë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjatë tubimit u dëmtuan edhe godina të institucioneve shtetërore.

/rtsh.al/

Teilen: