Ka nisur protesta kombëtare në Tiranë, ku qytetarë janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”. Gazetarja Flutura Tota, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga vendngjarja, raportoi mbi situatën dhe zhvillimet në protestë.
Sipas gazetares, një pjesë e protestuesve kanë shpërndarë fletëpalosje, ku paraqiten alternativa për zgjidhjen e situatës, ndërsa protestat vijojnë prej më shumë se 170 ditësh.
Gjatë tubimit janë shënuar dy episode të hedhjes së kapsollave. Mes protestuesve ka edhe persona të maskuar, por deri në momentin e raportimit nuk është konstatuar asnjë akt dhune. Pritet të shihet se cili do të jetë plani i mëtejshëm i protestuesve.
“Një pjesë e protestuesve kanë shpërndarë fletëpalosje ku jepen alternativat për zgjidhjen e situatës ku prej më shumë se 170 ditë po protestohet. Do të shohim si do të jetë plani i protestuesve edhe pse deri tani ka pasur dy episode te hedhjes së kapsollave. Mes protestuesve ka edhe persona të maskuar por ende nuk është konstatuar ndonjë akt i dhunshëm’, u shpreh gazetarja.
Nw pwrditwsim…
/rtsh.al/