Gjashtë persona të lënduar gjatë protestës së djeshme (13 tetor) vijojnë të marrin kujdes shëndetësor në Spitalin Universitar të Traumës. Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, tre prej tyre janë kalimtarë, ndërsa tre të tjerët janë protestues. Tre kalimtarët paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore dhe vijojnë qëndrimin në spital. Njëri prej tyre po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Edhe tre protestuesit e shtruar në Spitalin e Traumës janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë të qëndrojnë në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse ka nevojë për shtrim. Ndërkohë, gjatë natës, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur një protestues me shenja intoksikimi. Pas marrjes së trajtimit në urgjencë dhe rekomandimeve mjekësore, ai është larguar nga spitali.
Njoftimi i plotë:Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së djeshme
Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona të lënduar, nga të cilët:
* 3 kalimtarë, në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët vijojnë qëndrimin në spital. Njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
* 3 protestues, gjithashtu në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur gjatë natës 1 protestues me shenja intoksikimi, i cili, pas marrjes së trajtimit në urgjencë dhe rekomandimeve mjekësore, është larguar nga spitali. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u uron shërim të shpejtë të gjithë personave të lënduar dhe garanton vijimin e kujdesit mjekësor sipas nevojave të secilit.
/rtsh.al/