Saturday, 28. November 2026
Sport

Protesta në Ditën e Pavarësisë, shkopinj e molotovë, policia përdor gaz lotsjellës

GS 28/11/2026 1 Min. Lesezeit

Mijëra qytetarë u mblodhën këtë të shtunë në Tiranë, në një protestë kombëtare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe ndryshimin e kursit politik të vendit. Manifestimi u zhvillua në Ditën e Pavarësisë, ndërsa pjesë e tij ishin edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, studentë dhe aktivistë.

Protesta nisi në sheshin “Skënderbej”, nga ku qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Krahas flamujve kombëtarë dhe thirrjeve kundër qeverisë, situata u përshkallëzua kur disa protestues hodhën gurë, shkopinj dhe bomba molotov në drejtim të institucioneve.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të penguar afrimin e protestuesve pranë godinës së Kryeministrisë.

Sipas bilancit paraprak të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, tetë persona u paraqitën të lënduar në Spitalin e Traumës. Mes tyre kishte protestues, efektivë policie dhe gazetarë.

Protesta e 28 nëntorit është pjesë e një vale disa mujore demonstratash, të nisura nga lëvizja qytetare dhe studentore.

/rtsh.al/

 

Teilen: