Barcelona ka lënë pas disa ditë të tur bullta pas humbjes në “El Clasico” kundër Realit të Madridit dhe më pas të kritikave të ashpra të mesfushorit Ilkaj Gyndoan në adresë të ekipit. Por fundjava nuk pritet të jetë një shëtitje për Barcelonën. Katalanasit i bëjnë vizitë Sociedadit në San Sebastian. Nga të gjithë kjo është cilësuar si një provë zjarri për karakterin e kampionëve të Spanjës.
Trajneri Ksavi ka dalë në konferencën për shtyp duke diskutuar për të gjitha temat, që nga Sociedadi, “Klasikja” e humbur me Realin dhe komplikimet e saj, por dhe kritikat e Levandovskit dhe “Topin e Artë” të Lionel Mesit.
SOCIEDADI – “Ne kemi një test të nivelit të lartë. Ata janë një rival i nivelit Champions. janë një skuadër që po i bëjnë gjërat shumë mirë, në mbrojtje, sulm, luajnë me intensitet… Imanol (trajneri) është një nga trajnerët më të mirë në La Liga. Ata luajnë futboll shumë mirë. Pas humbjes ndaj Realit të Madridit duhet të reagojmë”.
KRITIKAT E GYNDOAN – “Nuk kam parë kurrë konformitet, nuk është në ADN-në e Barçës. Ne jemi për përsosmëri dhe për të fituar. Nuk kemi parë polemika për shkak të fjalëve të tij. Jemi dakord me të. Humbëm për shkak të gabimeve, përgjumjes dhe përqendrimit. Ne mendojmë si Gyndoan. Nuk ka polemika në dhomat e zhveshjes. Ai e ka sqaruar gjithçka vetë”.
PEDRI – “Kthimi i tij nuk është vonuar, këto janë afatet. Është një lajm shumë i mirë që ai është në ekip. E shoh të përgatitur. Rikthimi i tij është një lajm i rëndësishëm për ne”.
FRENKI DE JONG – “Ai do të kthehet kur të jetë gati. Tjetër është dëshira dhe tjetër është realiteti. Me Pedrin situata është pozitive, me De Jongun ende jo. Ai është përpjekur dhe qëndrimi i tij është shumë i mirë, por ai ende ka dhimbje”.
HUMBJA NË “EL CLASICO” – “Te të gjithë ajo humbje ka shkaktuar zemërim. Ne luajtëm mirë dhe humbëm një ndeshje që e kishim në kontroll. Nuk u kushtuam vëmendjen e duhur detajeve dhe prandaj humbëm. Zemërimi, zhgënjimi, inati… ka një provë tjetër në San Sebastian. Falë Zotit ajo me Realin nuk ishte një ndeshje e Ligës së Kampionëve. Ka kohë për të korrigjuar gabimet”.
“TOPI I ARTË” I MESIT – “Është çështje votimi, nuk ka debat, kështu funksionon. Në vitin 2010 votat u shpërndanë, ishte Iniesta, Vija, Pike, Pujol… votat u shpërndanë. Kur doli zarfi… dhe ishte Mesi mendova, se ishte e drejtë. Mesi është futbollisti më i mirë në histori”.
Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL