Nuk mjaftojnë kritikat për çmimet e çmendura të biletave për ndeshjet e Kupës së Botës dhe veçanërisht të finales së këtij kompeticioni. “Gjetja” e fundit e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, është gati një provokim.
Ata që duan të marrin pjesë në konferencën për shtyp para finales Spanjë-Argjentinë, duhet të paguajnë 70 dollarë. Kjo konferencë zhvillohet në kuadrin e një festivali të dedikuar tifozëve dhe organizohet nga “Fanatics”, partneri komercial i FIFA-s.
Në konferencë shtypi, përveç Infantino-s, do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Spanjës dhe të Argjentinës, dy skuadrave finaliste të Botërorit 2026.
Teilen: