• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Provoni tavën e kosit dhe byrekun”, Federata e Çekisë këshillon tifozët para duelit me Shqipërinë: Ja gjërat që duhet të bëni kujdes…

11/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Te Çekia nuk hezitojnë të japin edhe këshilla apo paralajmërime, në prag të transfertën së “Air Albania” ndaj Shqipërisë, të enjten.

Collage Maker-10-Oct-2023-11-17-PM-818

Në fakt, për tifozët është përkujdesur vetë Federata që nëpërmjet faqes zyrtare jep informacione të rëndësishme për fansat që do të udhëtojnë drejt Tiranës, për të mbështetur kombëtaren e tyre, në një nga duelet më të rëndësishme të kualifikueseve të Europianit, në këtë grup.  

POSTIMI I PLOTË I FEDERATËS ÇEKE: 

“Kuzhina shqiptare është interesante dhe e larmishme. Provoni gatime tradicionale si “tavë kosi” (qengji i pjekur), “byrek” (sfirotë e mbushur) dhe lloje të ndryshme peshku dhe prodhime deti. 

Shqipëria konsiderohet një destinacion i sigurt për udhëtime. Megjithatë si në çdo vend të huaj kini kujdes me gjërat tuaja personale. Sigurohuni që gjërat me vlerë dhe dokumentet tuaja të jenë të sigurta. 

Natën, mos ecni nëpër qytet me fanella apo shalle të kombëtares çeke. Shqiptarët nuk kanë qëndrim negativ ndaj të huajve dhe përgjithësisht i shohin pozitivisht çekët, por për shkak të nivelit të pritshëm të emocioneve gjatë ndeshjes, rekomandohet që të përmbahen nga të folurit shprehës. 

Nëse keni kohë, provoni të shikoni disa nga atraksionet turistike të Shqipërisë. Shqipëria ofron plazhe të bukura në detin Adriatik dhe Jon, kështjella dhe manastire antike dhe parqe të bukura kombëtare si Thethi dhe Valbona. 

Tifozët çekë duhet të përdorin hyrjen “V”, ku pritet një kontroll i plotë sigurie. Çdo send i rrezikshëm, duke përfshirë çelësat, monedhat, çakmakët ose kozmetikën, nuk lejohet të futet brenda. 

Snacks, duke përfshirë birrën, do të shiten në stadium. Pagesa është e mundur vetëm me para në dorë. Në të gjithë stadiumin nuk pihet duhan. 

Trafiku në Tiranë është shumë i dendur dhe konfuz. Transporti publik funksionon, ndonëse është e vështirë për të huajt. Lëvizni nëpër qendër në këmbë, ose përdorni shërbimin e taksive, i cili zakonisht ka çmime të përshtatshme. 

Kufizimet kanë të bëjnë më shumë me flamurin. Si rregull i përgjithshëm, ai nuk duhet të jetë më i gjatë se një metër. Çdo flamur kalon në shqyrtim.”, shkruan Federata çeke. 

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

“M’i ofroi 100 mijë për një natë” – Futbollistja e famshme e Aston Villës zbulon mesazhin që i dërgoi një lojtar i njohur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.