• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prurja e re e Kosovës, Veldin Hoxha, flet para ndeshjeve me Zvicrën e Suedinë

02/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prurja e re e kombëtares së Kosovës, Veldin Hoxha i ka thënë fjalët e para si “dardan”.

Futbollisti i Rubin Kazanit, që la Kroacinë U21 dhe shiritin e kapitenit për Kosovën – është shprehur shumë i lumtur me pritjen që i është bërë te kombëtarja dardane.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të jap maksimumin tim dhe dua ta ndihmoj ekipin tim të përmirësohet dhe të fitojë ndeshjet e ardhshme. Përshtypjet e para kanë qenë shumë të mira. Hapi i parë që kam bërë ka qenë shumë pozitiv. Jam vertetë i lumtur që jam këtu dhe do të dëshiroja të vazhdoja të jem këtu edhe në të ardhmen”, tha ai fillimisht për faqen zyrtare të FFK-së.

Tutje, Hoxha komentoi edhe mundësitë e Kosovës në një grup mjaft të vështirë me Suedinë, Zvicrën dhe Slloveninë.

“Kemi një grup të vështirë. Janë ekipe shumë të forta, por unë besoj se kemi një mundësi dhe do të përgatitemi shumë mirë për këto ndeshje. Do të japim gjithçka dhe do të mundohemi të fitojmë e të jemi në krye të tabelës”, shtoi 21-vjeçari.

Në fund, Veldin Hoxha pati edhe një mesazh për tifozët e Kosovës.

“Dua që tifozët të na mbështesin. Kam qenë i pranishëm në disa ndeshje më parë dhe e di si na mbështesin. Shpresoj që edhe në të ardhmen të vazhdojnë të jenë pranë nesh”, përfundoi ai.

Kosova do të luajë ndeshjet e para të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Fillimisht, “Dardanët” do t’i shkojnë Zvicrës në Basel më 5 shtator, teksa më 8 shtator i bëjnë konak Suedisë në “Fadil Vokrri”.

Next Post

Abissnet Superiore në RTSH/ Mensah dhe Tiranën i ndan vetëm… zyrtarizimi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.